Komuna e Hanit të Elezit mban seancë solemne me rastin e 29 gushtit – Ditës së Dëshmorëve

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Hanit të Elezit përkujtoi përvjetorin e 23 të Ditës së Dëshmorëve të trevës tonë. Në këtë seancë solemne të Kuvendit Komunal. Pjesëmarrës ishin Kryetari i Komunës, Mehmet Ballazhi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Florim Shkreta, Nënkryetari i Komunës, Sevdi Dernjani, udhëheqësit e drejtorive komunale, këshilltarët komunal, familje të dëshmorëve, udhëheqës të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues nga institucionet që veprojnë në Han të Elezit.

Seancën solemne e hapi Kryesuesi i Kivendit, Florim Shkreta, i cili përshëndeti të pranishmit dhe mbajti një fjalim rasti, ku lartësoi sakrificën e madhe të 15 dëshmorëve tanë dheshprehu mirënjohjen për ta dhe familjet e tyre.

Me një fjalë rasti,para të prnaishmëve u paraqit edhe Kryetari i Komunës, Mehmet Ballazhi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe përpos të tjerash foli për vlerën dhe shenjtërinë e bërë nga djemtë më të mirë të kësaj toke dardane, të cilët dhanë jetën që ne të gëzojmë lirinë.

Kryetari Ballazhi, gjithashtu përshkroi në mënyrë kronologjike rrjedhën e ngjarjeve për rënien heroike të secilit dëshmor, duke filluar nga Izet Bushi në vitin 1991, e më pas të rënët e tjerë për liri, Veli Ballazhi, Gafurr e Driton Loku, Nuri Bushi e Xhemsedin Suma, Imri Curri e Imer Vila, Suad Brava, Nehat Curri e Elham Curri, Qemal e Ilaz Thaçi, Baki Krasniqi e deri tek Ramadan Shyti në vitin 2007.

Për një fjalë rasti, në foltoren e Kuvendit u paraqitën kryesuesit e grupeve të partive në Kuvend, Resul Suma, Sherif Berisha, Hyrijete Isufi dhe Zaim Bela.

Më pas, u mbajt një minutë heshtje para pllakatës me emrat e të rënëve që gjendet në oborrin e Komunës, kurse më pas vazhduan homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Puset e Nikës, ku Kryetari Ballazhi dhe një përfaqësuese e familjeve të dëshmorëve vendosën kurora lulesh në përmendore të varrezave.

Pas homazheve, Kryetari Ballazhi bashkë me elzekutivin dhe legjislativin komunal, si dhe me të gjithë pjesëmarrësit e seancës solemne, vazhduan vizitat përreth familjeve që gjendeshin afër varreve e më të dashurve të tyre.

Të ngjashme