Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut Haki Rugova është shënuar 20 qershori Dita e Çlirimit të Istogut, ku kjo ditë u përcoll me aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog, tek varri i Shaban Manaj si dhe tek varri i Fadil Feratit.
Aktivitete kanë vazhduar me turnirin në futboll të madh, i cili u mbajt në stadiumin e futbollit në Istog, ku morën pjesë: KF ” Istogu”, KF “Onix-i, KF “Stars-at” nga Peja, KF “Siti Sport” nga Klina;
Përmbylljen e aktiviteteve e shënoj një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit komunale, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.