Komuna e Kaçanikut vazhdon rregullimin e infrastrukturës rrugore

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Kaçanikut po vazhdon rregullimi i infrastrukturës rrugore. Tashmë janë asfaltuar edhe rrugët “Adem Dullovi” në lagjen Vataj në Dubravë si dhe asfaltimi i rrugës “ Remzi Zharku”- Dushkajë.

Projekti i parë është realizuar në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit me Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa projekti i dytë është realizuar në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen e rrugëve lokale.

Nga afër projektet u vizituan edhe nga kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë komunalë. Kryetari Ilazi tha se në mesin e prioriteteve komunale është edhe asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve në mbarë territorin e komunës sonë me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të jetuar.

Të ngjashme