Komuna e Klinës do të paguajë udhëtimin e nxënësve për në shkollë

Klinë | 26 Nën 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Klinës ka vendosur që për tri vitet e ardhshme të bëjë pagesat për udhëtimin e nxënësve për në shkollë.

“Ky projekt, i cili do të realizohet gjatë periudhës tre-vjeçare dhe që ka një kosto prej 64 mijë e 507 euro, do të financohet nga buxheti komunal”, ka njoftuar Komuna e Klinës të enjten.

Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, ka theksuar se realizimi i këtij projekti është bërë si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve dhe me qëllim që të krijohet një lehtësi financiare për prindërit, veçanërisht ata me kushte jo të mira financiare.

Me këtë projekt është planifikuar që pagesat për udhëtimin e nxënësve do të bëhen për shtatë linja të udhëtimit, kurse komuna e ka lënë të hapur mundësinë që në vitet e ardhshme një projekt i ngjashëm të realizohet edhe në linja tjera të udhëtimit, që tash nuk janë të përfshira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme