Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në fushën e bujqësisë, Komuna e Malishevës sot ka shpërndarë 42 motokultivatorë për bujqit, të cilët kanë aplikuar për përkrahje me mekanizëm bujqësorë, përkatësisht motokultivatorë.
Në fillimin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 42 bujq të Komunës së Malishevës, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për Bujqësi, Murat Hoxha.
Drejtori për Bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur se krahas motokultivatorëve, Drejtoria ka bërë shpallje edhe për subvencionim në serra si dhe për përkrahje të bletarëve lokalë, me qëllim që të ndihmohen dhe të përkrahen bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës.