Në vazhdën e masave të ndërmarra nga Komuna e Mitrovicës për parandalimin e virusit COVID-19, sot ka filluar edhe me procesin e dezinfektimit të hyrjeve të banesave kolektive në Mitrovicë.
“Këto masa janë ndërmarrë nga Komuna e Mitrovicës për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.