Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim ndër ortopedët më të mirë të Kosovës, shefin e repartit të Ortopedisë në Mitrovicë, Dr. Afrim Gucati si dhe ortopedët Dr. Arben Bajraktari dhe Dr. Enver Beqiri.
Gjatë këtij takimi ortopedët e njoftuan kryetarin Bahtiri, me punët që kryejnë reparti i tyre, duke thënë se ata iu qasen problemit me shumë seriozitet, dhe trajtimi i pacientëve bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme , ashtu siç edhe e meritojnë.
Po ashtu shefi i repartit të Ortopedisë, Afrim Gucati, theksoi se vetëm dy muajt e fundit ata kanë kryer rreth 56 operacione me anestezi të përgjithshme si protezë të gjurit, protezë të kërdhokullës, ligamento-plastikë e të tjera.
Gjithashtu ata kërkuan nga i pari i Mitrovicës që të kenë një repart me mjete moderne në mënyrë që qytetarët e Mitrovicës të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme tek reparti i Ortopedisë.
Me këtë rast,Bahtiri, ishte i kënaqur nga prezenca e ortopedëve më të mirë të vendit si dhe i falënderoi për punën e shkëlqyeshme që ata bëjnë duke ndihmuar qytetarët mitrovicas, njofton Komuna e Mitrovicës përcjellë Klan Kosova.
Ai ju ofroj mbështetje të plotë dhe premtoi se do të kujdeset që këtë çështje ta delegoj tek Ministria e Shëndetësisë që të sjellin këto mjete moderne për përmirësimin e kushteve në repartin e Ortopedisë në Mitrovicë.