Komuna e Mitrovicës së Jugut: Po vazhdon heqja e reklamave të vendosura ilegalisht

Prishtinë | 02 Pri 2026 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës së Jugut përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se po vazhdon largimi i reklamave që janë vendosur në mënyrë ilegale.

 “Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me intensitet aksionet për largimin e reklamave të vendosura kundërligjshëm në hapësirat publike”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Ekipet në terren janë duke bërë largimin e tyre, me qëllim ruajtjen e rendit urban dhe sigurisë publike. Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, vazhdon njoftimi.

Të ngjashme