Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është bëre dezinfektimi i institucionit parashkollor “Rrita Jonë”, si dhe i të gjithë shkollave fillore dhe të mesme në këtë komunë, para fillimit të vitit shkollor.
Gashi këtë vit shkollor e ka cilësuar si më ndryshe se zakonisht, por bën të ditur se kanë ndërmarrë të gjitha zbatimet e rekomanduar nga MASH dhe IKSHPK, njofton Klan Kosova.
Postimi i tij:
“Sot, kemi realizuar procesin e dezinfektimit në IP “Rrita jonë“ dhe në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Obiliqit, në kuadër të përgaditjes finale për fillimin e vitit shkollor 2020/21, në ditën e hënë”.
“Ky vit shkollor është më ndryshe se zakonisht, por ne si komunë nëpërmjet DKA-së dhe DSHMS-së, në koordinim të plotë me MASH-in, MSH-në dhe IKSHPK-në, kemi zbatuar dhe realizuar të gjitha rekomandimet sipas skenareve, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve tanë, si rezultat i kësaj komuna e Obiliqit është e gatshme për fillimin e procesit mësimor”.