Komuna e Obiliqit ka mbajtur seancë solemne për nderë të 10-vjetorit të pavarësisë. Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se kjo ditë shënon sakrificën e atyre që ranë për liri
“Një ditë që shumë sakrifica me breza të tëra kanë sakrifikuar që ta kemi këtë mundësi, andaj duke u lutur te Zoti që të gjithë ata qe dhanë jetën për atdhe, ta kenë vendin e vet të merituar, duke falenderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut dhe po japin në vazhdimësi. Unë ju uroj festën e 10-vjetorit të pavarësisë duke ju dëshiruar gjithë të mirat, duke kërkuar nga të gjithë ne të shtyjmë proceset edhe më tutje duke llogaritur secili nga ne që kemi përgjegjjësi dhe obligim ndaj shtetit tonë”, tha Gashi.
Me një fjalë rasti të pranishmëve i’u drejtua edhe përfaqësuesi i shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, Esat Curri tha se kjo datë kujton vuajtjet e dëshmorëve të lirisë.
“Kur e kujtojmë Krujën, e kujtojmë Skenderbeun, kur e kujtojmë Vlorën e kujtojmë pavarësinë e Shqipërisë, kur kujtojmë lirinë e kujtojmë Adem Jasharin. Sa herë e kujtojmë pavarësinë e Kosovës i kujtojmë dëshmorët e kombit. Edhe shqiptarët kanë data të kohëve historike që nuk harrohen kurr. Kujtimi për lavdinë dhe fitorën e Kosovës është i freskët dhe i pa harruar sepse me gjak e sakrificë u fitu lirija “, tha Curri.