Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KEK-un

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka zhvilluar sot një takim me u.d Drejtorin ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri.

Në këtë takim është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Obiliqit dhe Korporatës Energjitike të Kosovës(KEK), për hartimin e projektit ideorë për fazën e parë të projektit “Gjelbërojmë Tokën për Ardhmërinë- Parku i qetë“ në fshatin Dardhishtë, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se përmes këtij memorandumi, komuna e Obiliqit do bëjë hartimin e projektit ideorë, ndërsa KEK-u si pronar i tokës, do bëjë mostrimin dhe analizimin e tokës dhe ujërave në zonën e projektit, në këtë mënyrë do i mundësohet Bankës Botërore hartimi i Planit të Rregullimit dhe VMNS për fazën e parë të projektit.

“Gjatë këtij takimi, Kryetari Gashi ka falënderuar Imeri, për bashkëpunimin në ofrimin e makinerive për largimin e materialeve inerte dhe mbetjeve të rrënojave të objekteve të ish-restaurantit të KEK-ut, po ashtu u dakorduan se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

Të ngjashme