Komuna e Pejës deklarohet për rrahjen e të moshuarës nga punëtoret e qendrës

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Pamje të tmerrshme janë publikuar sot në rrjetet sociale teksa një e moshuar në Qendrën për të Moshuar në Pejë “Orenda”, shihet duke u rrahur brutalisht nga një infermiere, e cila poashtu ndihmohet nga disa të tjera.

Lidhur me rastin për Gazetën Express ka folur Fatmir Asllani, nënkryetar në komunën e Pejës.

Asllani tha se komuna e dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës si fton organet e drejtësisë që të merren me të gjitha vajzat dhe jo vetëm me vajzën që shihet duke e rrahur me shqelma e shuplaka të moshuarën.

“ E dënojmë ashpër këtë akt dhe kërkuam nga organet e drejtësisë me u marrë me të gjithë protagonistët, jo vetëm me infermierën që shihet, por edhe me protagonistët e tjerë që bëjshin hajgare përreth saj me u marrë me organet e drejtësisë”, tha Asllani.

Nënkryetari Asllani tha se Qendra e të Moshuarve “Orenda” është private dhe “menaxhohet 100% nga Orenda -kompani private, kompetenca është e Orendës”, u shpreh ai.

“Ne nuk kemi ndonjë kompetencë me marrë për këtë rast”, përfundoi ai.

Të arrestuarat dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, ka konfirmuar policia.

Për rastin në fjalë janë arrestuar dy nga vajzat që shihen në video dhe të njëjtat me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Prokuroria theksoi se brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe “gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Pamjet çnjerëzore teksa rrahet e moshuara mund t’i shikoni në videon më poshtë, e publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli.

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja që po e rrah me shuplaka e me shqelma të moshuarën në Pejë, teksa koleget e saj qeshin me zë të lartë.

Ngjarjen ç’njerëzore po e filmon njëra nga vajzat aty dhe të gjitha dëgjohen duke qeshur me të moshuarën.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkaltrrine%2Fvideos%2F620704763123423%2F&show_text=false&width=267&t=0

Të ngjashme