Komuna e Podujevës do ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Podujevës ka vendosur që ta emërtojë një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack.

Përmes një njoftimi, ata treguan se kjo ceremoni do të mbahet të martën në ora 14:00.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack.

Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës “Agron Rrahmani” dhe “Ali Ajeti” deri te kryqëzimi me rrugën “Bedri Bajrami” dhe “Fahri Fazliu”.

Teksa Komuna ka ftuar edhe mediat për përcjelljen e kësaj ngjarjeje.

Të ngjashme