Komuna e Podujevës nuk lejon hapjen e sezonit të gjuetisë

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 11:59 | Nga

Komuna e Podujevës sivjet nuk do të hapë sezonin e gjuetisë, për shkak se nuk ka subjekte valide të cilat menaxhojnë vend-gjahun.

Siç thuhet në njoftimin e komunës, pas vlerësimit të situatës së krijuar në lidhje me menaxhimin e vend-gjahut të përbashkët në territorin e Komunës së Podujevës, njoftohen të gjithë aktorët e interesuar dhe subjektet me përgjegjësi ligjore se:

“Sipas Ligjit për Gjuetinë Nr. 02/L-053, Neni 8, paragrafi 2,3 dhe 4, shpallja e hapjes së sezonit të gjuetisë është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe assesi e Shoqatave të Gjahtarëve”.

“Për shkakun se në Komunën e Podujevës, aktualisht, asnjë subjekt nuk posedon kontratë valide (të vlefshme) për menaxhim të vend-gjahut, në territorin e Komunës së Podujevës, këtë vit nuk do të ketë hapje të sezonit të gjuetisë deri në një vendim të organeve kompetente”.

“Kërkojmë nga të gjithë gjahtarët që veprojnë në territorin e Komunës së Podujevës që të vetëpërmbahen dhe të respektojnë rregullativat në fuqi”.

“Kërkojmë nga organet e rendit-Policisë së Republikës së Kosovës, rojet e pyllit, si dhe inspektorët për Pylltari dhe Gjueti të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar respektimin e rregullativës në fuqi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme