Komuna e Prishtinë merr donacion 4 aparate për testime hematologjike Advia 360 dhe Advia

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka pranuar donacion prej 4 aparateve për testime hematologjike Advia 360 dhe Advia për Institutin Shëndetësor të Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka pranuar donacion nga donacion për Institutin Shëndetësor të Komunës së Prishtinës në përbërje prej 4 aparateve për testime hematologjike Advia 360 dhe Advia nga Laboratori “Eramed”.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se këto pajisje janë të teknologjisë më të re hematologjike me kapacitet të ruajtjes prej 10.000 rezultatesh, ku sipas tij do të ndikojnë në kursimin e buxhetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit laboratorik. Ai ka thënë se këto pasije janë dhuruar nga Laboratori “Eramed”

Postimi i plotë i tij:

Jemi të lumtur që sot me ndërmjetësimin e Drejtorit për Shëndetësi Bujar Gashi nga Laboratori Eramed pranuam donacion për Institutin Shëndetësor të Komunës së Prishtinës në përbërje prej 4 aparateve për testime hematologjike Advia 360 dhe Advia.

Është hera e parë që QKMF pranoi analizator me 5 Diff, që jep rezultate për 26 parametra që mundëson diagnostifikim më të zgjeruar në aspektin hematologjik. Janë pajisje të teknologjisë më të re hematologjike me kapacitet të ruajtjes prej 10.000 rezultatesh, prandaj edhe ndikojnë në kursimin e buxhetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit laboratorik.

Falënderojmë Laboratorin Eramed për këtë donacion të veçantë.

Jemi të lumtur që sot me ndërmjetësimin e Drejtorit për Shëndetësi Bujar Gashi nga Laboratori Eramed pranuam donacion…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Dienstag, 20. Oktober 2020

Të ngjashme