Komuna e Prishtinës akuzon Ministrinë e Kulturës për prerjen e pishave shumëvjeçare: Akt i dëmshëm

Prishtinë | 15 Nën 2024 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth hapësirës së Teatrit Kombëtar.

“Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës!”, thuhet në reagimin e komunës.

Për më tepër, thotë komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.

“Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar!”.

Të ngjashme