Komuna e Prishtinës anulon testimin e alarmit publik, shkak Epopeja e UÇK-së

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak se mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e sistemit të alarmit publik.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se, për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme