Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, se ka urdhëruar dezinfektimin e disa hapësirave të mëdha që mund të shërbejnë për shtrirje të pacientëve në rast të mbipopullimit të QKUK-së, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti ka shkruar se këtë e kanë bërë me vetiniciativë, duke mos dashur të presin nivelin qendror për kërkesa të tilla.
Statusi i plotë i tij:
Javën e kaluar si Komunë kemi urdhëruar dezinfektimin e disa hapësirave të mëdha që mund të shërbejnë për shtrirje të pacientëve në rast të mbipopullimit të QKUK.
Këtë e kemi bërë me vetëiniciativë duke mos dashur të presim nivelin qendror për kërkesë të tillë duke ditur ngarkesën. Në dispozicion i kemi edhe rreth 60 krevate që mund të vihen në përdorim.
I bëjmë thirrje nivelit qendror që të formulojë strategji kontingjente (pra, në rast se ndodhë kjo, atëherë) për shfrytëzimin e hapësirave tjera në Republiken e Kosovës për hospitalizim.
E ne shpresojmë që kurrë mos të kemi nevojë me u përdorë ato.