Komuna e Prishtinës dhe USAID me program për aftësim në punësim dhe ndërmarrësi të të rinjve

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 10:55 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, dhe Mike De La Rosa nga USAID-i kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për fillimin programit të USAID-it për përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt, raporton Ekonomia Online.

Ky program është pesëvjeçar dhe ka për qëllim të zhvillojë aftësitë për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës.

Valmira Hoxhaj, drejtuese e projektit, ka thënë se ky program është shumë i rëndësishëm për komunën e Prishtinës dhe se do ketë ndikime shumë pozitive tek të rinjtë.

Mike De La Rosa, ka thënë se ky projekt synon të përgatit të rinjtë e shkollave të mesme për punë dhe ka falënderuar për përkushtim dhe për punë, raporton EO.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se me këtë program do të filloj shkolla “Xhevdet Doda”.

Të ngjashme