Komuna e Prishtinës inskenon zjarr në objektin e vjetër, evakuohen personeli e qytetarët

| 03 Gus 2023 | 11:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunë e Prishtinës të enjten ka organizuar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore, raporton Ekonomia Online.

Shumë shpejt kanë intervenuar edhe zjarrfikësit, duke nxjerr nga objekti, kinse të lënduarit, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët që gjendeshin aty.

Ushtrimi kishte për synim që të vlerësojë reagimin dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit,  kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.

Të ngjashme