Komuna e Prishtinës ndanë mirënjohje për veteranet e shëndetësisë

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 16:55 | Nga

Komuna e Prishtinës ka shënuar sot ditën ndërkombëtare të infermierisë me ç’rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,  Arben Vitia, bashkë me grupin e grave asambleiste u takuan me infermieret veterane mbi moshën 70 vjeçare.

Në këtë takim shumë miqësor, për angazhimin shumëvjeçarë në të mirë të shëndetit publik, dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që ua kanë dhënë gjeneratave të reja të kësaj fushe, ato pranuan mirënjohje nga Komuna e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi të postuar në rrjetin social Facebook.

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme