Komuna e Prishtinës njofton se janë nënshkruar pesë kontrata për rrugët që do të asfaltohen

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Komuna Prishtinës, përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se janë nënshkruar kontratat për 5 projekte të rëndësishme për investimet në infrastrukturën rrugore në lokacione të ndryshme të pjesës rurale të Prishtinës.

“Asfaltimi i rrugës Lagjja Hajdaraj, ndërtimi rrugës Dabishevc – Mutivodë, në lagjen Qelaj dhe Halilovit në fshatin Keqekollë, ndërtimi i rrugëve në Bardhosh te FSK-ja dhe rreth hekurudhës, ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Gulmivadë, ndërtimi i rrugëve në lagjen Busi, ndërtimi i rrugicave në Shkabaj dhe asfaltimi i rrugës në Ballaban”, janë rrugët që do të asfaltohen, njofton komuna.

Të gjitha këto investime, thotë Komuna e Prishtinës, do të ofrojnë siguri dhe do të lehtësojnë qarkullimin e banorëve të këtyre pjesëve.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/2641743699204170

Të ngjashme