Komuna e Prishtinës ofron shërbime për t’i legalizuar shtëpitë, familjet me asistencë sociale

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna do të ofrojë shërbime të legalizimit të objekteve për familjet me asistencë sociale.

“Kryeqyteti gjithmonë pranë familjeve në nevojë!”, shkroi Rama në Facebook.

Ai njoftoi se është angazhuar një kompani për t’i kryer shërbimet gjeodozike.

“Kemi angazhuar një kompani për të kryer shërbimet e nevojshme gjeodozike të cilat do të ju ndihmojnë familjeve me asistencë sociale të  aplikojnë për legalizimin e objekteve. Pagesën për këto shërbime do ta kryejë Kryeqyteti”, njoftoi ai tutje.

Të ngjashme