Komuna e Prishtinës organizon lojën “Tennis Fest 2019”

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës e cila udhëheqet nga Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për organizmin e lojës së “Tennis Fest 2019” .

Ata kanë njoftuar se qellimi i këtij organizimi është promovimi i lojës së tenisit tek nxënësit e shkollave të Prishtinës.

Tutje kanë shtuar se sporti dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin e shëndoshë mendor e fizik.

Postimi i plotë:

“Tenisi fillon me dashuri! ?

Me përkrahjen e Drejtorisë për Sport, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Federata e Tenisit ? ka organizuar “Tennis Fest 2019” me qëllim të promovimit të këtij sporti te nxënësit ?? e shkollave të Prishtinës.

Sporti dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin e shëndoshë mendor e fizik, çysh në fëmijëri!

#përfëmijëttanë


Të ngjashme