Komuna e Prishtinës për zhurmat e larta në lokale: Nga 1 gushti ndëshkimet do të jenë nga 500 deri në 5 mijë euro

| 15 Kor 2023 | 12:58 | Nga

Zhurma e lartë e muzikës në lokalet e natës është bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët që jetojnë afër atyre zonave në kryeqytet.

E disa qytetarë që kanë dërguar email duke reguar se zhurma e lartë është duke i penguar vazhdimisht dhe se askush nuk merr masa që një gjë të tillë ta ndalojë.

Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Prishtinës, i janë dërguar pyetje Komunës së Prishtinës.

Nga zyra e informimit përmes adresës elektronike thanë se kryeqyteti e ka të hartuar Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e  gastronomisë.

Po ashtu, thonë se për ata që shkelin rregulloren do të pasojnë sanksionet të cilat janë shqiptimi me gjobë prej 500 deri në 5,000 euro.

“Inspektorati i Kryeqytetit, ka të drejtë që të shqiptojë gjoba në pajtim me legjislacionin në fuqi. Për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje, varësisht nga niveli i shkeljeve dhe në përputhje me rrethanat ku ndodh shkelja, do të  shqiptohen gjobat në vlera minimale prej 500 euro dhe në vlerë maksimale prej 5,000 euro”, kanë thënë nga zyra e informimit të Komunës së Prishtinës, raporton telegrafi.

Ndërkaq Komuna e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike, e cila do të zgjasë deri më 1 gusht.

“Secili person fizik ka mundësinë e kyçjes në këtë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar deri më tani. Faza testuese do të zgjasë deri më 1 gusht të këtij viti. Pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim kanë bërë të ditur se afati për aplikimin e certifikatës të orarit të punës dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më 20.07.2023.

E siç thuhet në njoftim pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit.

Ndryshe, në Ligjin për Ndotjen Akustike thuhet se “Mbrojtja nga zhurma dhe sigurimi i zbatueshmërisë së sajë është detyrë e institucioneve qendrore, njësive lokale, personave fizik e juridik dhe qytetarëve. 

Të ngjashme