Ndërmarrja Publike Banesore, përmes Departamentit “Urgjenca”, ka filluar të intervenojë në riparimin e rrugëve dhe mbylljen e gropave në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot punimet janë zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë: rrugët “Zagrebi”, “UÇK” dhe te rrethi i lagjes Arbëria.
“Përvoja e kryeqyteteve në rajon ka treguar se ky model jo vetëm që është më efikas dhe i shpejtë në aspektin e kohës së intervenimit, por është edhe shumë më mirë i menaxhuar për shkak të mundësisë së mbikëqyrjes dhe llogaridhënies së drejtpërdrejtë të punëve dhe punëtorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Falënderojmë ekipet e NPB-së për angazhimin e pakursyer dhe përkushtimin që punët në terren të realizohen sipas afateve të përcaktuara”.