Komuna e Prishtinës të hënë thërret mbledhje të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e komunës, ku si rend ditë ka propozim-vendimim për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit.
Ndryshe me 18 shtator, është mbajtur mbledhja e Kuvendi Komunal të Prishtinës ku nuk u miratua buxheti për vitin 2025, për shkak të mungesës së kuorumit.
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar nga seanca, duke e bojkotuar miratimin e këtij buxheti.
Për këtë ka reaguar i pari i kryeqytetit Përparim Rama, duke thënë se PDK-ja e VV-ja po bojkotojnë vullnetin e qytetarëve.