Komuna e Prishtinës bën tërheqjen e shortit për shpërndarjen e pajisjeve elektronike të mbledhura për nxënësit e shkollave në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.
Muhedin Nushi nënkryetar i Prishtinës tha se kanë përzgjedhur shkollat përmes një procesi transparent .
“Sot filluam me procedurën e parë për shpërndarjen e paisjeve të teknologjisë informative për ncënësit e klasës 6 deri në klasën e 9 gjithsejë kanë qenë 343 nxënës të cilët kanë pasur nevojë për këtë paisje.
Në mënyrë që të jemi transparent dhe të mos ketë keqkuptime se cili nxënës cilën paisje e ka marrë e kemi përzgjedhur metodën të numrit të rastësishëm numërit të rastësishëm.
Aktualisht kemi filluar sot vetëm me klasën e 6 deri në të 9 do të vazhdojmë prej klasës 1 deri në klasën e 5 dhe mandej vazhdojmë edhe me nxënësit e shkollave të mesme”.
Drejtoresha e Arsimt Shpresa Shala tha se këta smartfonë do të shërbejnë që mësimi pëe ata nxënës që nuo kanë pasur smartfonë të mundësohet.
“Prej kampanjës që kryetari i komunës e ka bërë për pajisjen me pajisje teknologjike të nxënësve me mësimin online , pasi jemi të vetëdijshëm që nuk ka mundur të realizohet komplet mësimi online pasi kan munguar paisjet teknologjike ,i falenderojmë të gjithë kompanitë dhe individët që u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës , dhe sot jemi duke i shpërndarë pajisjet për të gjithë nxënësit në nivel të komunës për arsimin 1 deri 9 atyre që ju mungojnë pajisjet dhe konsiderojmë që nga sot nxënësit janë të gatshëm për mësimin online”, tha ajo.