Sistemi i informatave kadastrale jashtë funksioni

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 10:30 | Nga

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës përmes një komunikate njofton qytetarët se nga dita e djeshme, sistemi për printimin e certifikatave të pronës – SIKTK, nuk është duke punuar.

SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe menaxhohet nga Agjencia Kadastrale i Kosovës.

Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar Agjencinë Kadastrale të Kosovës për problemin e paraqitur dhe janë në pritje të rregullimit të tij nga kjo agjenci.

Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencinë Kadastral të Kosovës – AKK.

Të ngjashme