Punëtorët e Komunës së Prishtinës do të marrin këtë vit pagesën e shujtës.
Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës është votuar propozimi për pagesën e shujtës për punëtorët e administratës në Komunën e Prishtinës.
Lajmin për votimin e propozimi e ka dhënë shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna.
“Punëtorët e administratës së Komunës së Prishtinës i kanë pagat më të ulta se sa sektori i shëndetësisë, arsimit dhe punëtorët e Ndërrmarjeve Lokale. Andaj si grup i asambleistëve të LDK- së edhe në vitin 2022, 2023 dhe tash në ketë vit kemi propozuar që të ndajmë shujtën për punëtorët e administratës së Komunës duke pas parasysh edhe inflacionin në Kosovë dhe gjendjen më të rënduar në familjet kosovare. Sot , u votua me sukses ky propozim – vendim nga Kuvendi Komunal i Prishtinës pas shumë tentative të mëhershme dhe jemi të lumtur që po realizohet kjo kërkesë legjitime e punëtorëve tonë të administratës”, ka theksuar ajo.