Komuna e Prishtinës ka njoftuar për disa aktivitete në lagjen Velania ku janë larguar mbeturinat dhe ka filluar mbjellja e fidaneve.
Në fotografitë që ka postuar Komuna në Facebook, mund të shihet edhe kryetari Shpend Ahmeti që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Lagja Velania u pastrua nga mbeturinat dhe po revitalizohet. Me mbjelljen e fidanëve do të merr një pamje krejt tjetër. Duke e mbajtur pastër, le ta respektojmë Prishtinën”.