Komuna e Prishtinës vendos ashensorin e parë jashtë ndërtesës, ndihmë për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se komuna e ka vendosur ashensorin e parë jashtë një ndërtese në Prishtinë, si ndihmë për personat me nevoja të veçanta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se punët nuk ndalen as në kohë e pandemisë.  Si çdoherë ai postimin e ka mbyllur me porosinë për qytetarët që qëndrojnë  në shtëpi. “Lifti i parë që kemi instaluar jashtë ndërtesës në një lagje të “vjetër” të Prishtinës. Në bashkëpunim me banorët zgjidhja është edhe me e kuptimtë për shkak të banores me nevoja të veçanta në katet e larta të ndërtesës”, ka shkruar Ahmeti

Të ngjashme