Komuna e Prizrenit ka kundërshtuar vendimin e MMPH-së për anulimin e aktvendimit të Drejtorisë komunale të Inspektorateve, të 31 korrikut 2018, lidhur me shkeljet e konstatuara në një pjese të projektit për ndërtimin e qendrës tregtare në rrugën “Tirana”.
Organet komunale kanë bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që niveli qendror interferon në këtë mënyrë, duke ua mundësuar palëve që të vazhdojnë ndërtimet në kundërshtim me ligjin, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë arsye u kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të nisin hetimet ndaj Zyrës ligjore të MMPH-së, “për ndërhyrje në vendimet e Komunës, që lënë për të dyshuar se janë vendime interesi”.