Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë buxhetin për projektin e ndarjes së materialit ndërtimor dhe ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë.
‘’Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet për herë të parë do të realizohet edhe meremetimi i shtëpive të vjetra dhe të dëmtuara. Projekti do t’i shërbejë familjeve skamnore, që jetojnë në shtëpi të dëmtuara dhe të vjetra’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Sipas njoftimit, aplikimi për të përfituar nga ky projekt është i hapur prej datës 4 janar 2019 deri më 31 mars të këtij viti, ndërsa aplikuesit duhet të paraqiten në Administratën Komunale, duke dorëzuar kopjen e letërnjoftimit.
Përfituesit e projektit do të përcaktohen nga vlerësimi në terren nga ana e një komisioni.
Në njoftimin e saj, Komuna e Prizrenit nuk ka treguar për shumën e këtij buxheti të ndarë për këtë kategori të familjeve në nevojë.