Komuna e Prizrenit shënoi muajin “Rozë”!

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Shaqir Totaj ishte pjesë e një organizimi të jashtëzakonshëm nga grupi i grave i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për muajin “Rozë” – Muajin e Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Kryetari Totaj u shpreh i lumtur me pjesëmarrjen masive të profesionistëve të fushës, mirëpo, shumë i lumtur me ardhjen e një numri të madh të qytetareve të Komunës së Prizrenit.

Kryetari uroi që kjo ngjarje të ketë ndikim në ndryshimin e qasjes së grave ndaj kësaj sëmundjeje dhe mënyrës së jetesës.

Ai tha se kontrollat te specialistët rekomandohen të jenë të shpeshta dhe për çdo shqetësim të vizitohen institucionet mjekësore të qytetit.

Shëndeti është prioriteti kryesor i shoqërisë, ndaj duhet së bashku të punojmë në parandalimin e kancerit të gjirit.

“Së bashku për jetën”!

Të ngjashme