Komuna e Rahovecit i porositë fermerët t’i mbrojnë prodhimet e tyre

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit njofton të gjithë fermerët se si shkak i reshjeve të fundit të borës, janë vështirësuar edhe punët të cilat janë duke u zhvilluar në shumë ambiente të mbrojtura.

“Inkurajojmë fermerët që të kenë parasysh që t’i pastrojnë serrat nga bora për sanuar dëmtimin e mundshëm nga këto reshje. Po ashtu, duhen të kenë parasysh që të marrin edhe masa mbrojtëse për të mbrojtur prodhimet në të cilat gjenden në këto ambiente. Sistemi i përdorimit të Agrofolis (e cila ngrit temperaturën nga 3-5 gradë) do mundësonte mbrojtjen e prodhimeve nga ngricat e mundshme, të cilat mund t’i dëmtonte tej mase”, është thënë në një komunikatë të kësaj komune.

Të ngjashme