Komuna e Rahovecit ndan 10 mijë euro për luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit Komunal në Rahovec, është miratuar propozim-vendimi i Kryetarit, Smajl Latifi për miratimin e mjeteve financiare në vlerë prej 10.000 euro, për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Më anë të këtij vendimi janë vënë në dispozicion 10.000 (dhjetëmijë) euro, mjete këto që do të shfrytëzohen për mbulimin e kërkesave dhe nevojave të Shtabit të Posaçëm Emergjent, më saktësisht për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus, duke përfshirë këtu furnizimin me barna ose përkrahjen për rastet sociale.

Poashtu, Latifi informoi anëtarët e Kuvendit Komunal, për hapat që ka ndërmarrë komuna për parandalimin e infektimit me virusin COVID-19.

Në cilësinë e Kryetarit të Komunës ai ka kërkuar nga këshilltarët e KK që si përfaqësues të qytetarëve të ju ndihmojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për t’iu përmbajtur vendimeve e rekomandimeve të institucioneve tona shtetërore.

Të ngjashme