Komuna e Rahovecit organizon debat publik me qytetarë për punën njëvjeçare të qeverisjes komunale.
Ky është njoftimi i plot i Komunës së Rahovecit:
D E B A T P U B L I K
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një (1) vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2019.
Debati publik me qytetarët do të mbahet më datë 23.12.2019 (e hënë), në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën, sukseset dhe sfidat e vitit që lëmë pas.
Bashkëbisedimi me ju, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe në planifikimin dhe realizimin e planit të punës për vitin e ardhshëm (2020).
Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t‘i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjithë temat të cilat atyre ju interesojnë.
Pjesëmarrja e juaj është e mirëseardhur