Të dielën bizneset nuk do të punojnë në Komunën e Shtimës.
Drejtoria për Shërbime Publike në vendimin që ka marrë dje, thekson se ndaj bizneseve që nuk do ta zbatojnë këtë, do merren masa ndëshkuese.
“Dita e diel është dite pushimi për subjektet afariste te specifikuara në rregullore, me përjashtim subjektet afariste qe janë të përfshira në orarin e kujdestarisë. Zbatimi i Rregullores në teren do te filloj nga date: 10.03.2024 (ditë e diele), në rast mos zbatimi te Rregullores do te merren masa ndëshkuese. Zbatueshmëria e Rregullores do te mbikëqyret nga Inspektorati Komunal ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës“, thuhet në vendim.