Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj përmes një publikimi në Facebook, ka nënshkruar marrëveshje për mbulimin e riteve fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetarë të vdekur të komunës së Suharekës, shkruan EkonomiaOnline.
“Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur
Sipas një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, që është nësnshkruar sot me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës, Kryetarit të Bahkësisë Islame z. Halim Shehu dhe Priftit të Bashkisë Katolike z.Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve”, ka shkruar Muharremaj.
Muharremaj ka shkruar se mbulimi i shpenzimeve prej 200 euro do të filloj të zbatohet që nga 1 marsi i këtij viti.
“Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 Mars 2019.”