Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur ndërtimin e 15 shtëpive për familjet në nevojë.
“15 shtëpi të tjera do të ndërtohen për familjet në nevojë, në Komunën e Suharekës në vitin 2019” ka shkruar Muharremaj.
Muharremaj ka nënshkruar kontratë me humanisitin Halil Kastrati në vlerë 50.000 euro, shumë kjo e cila do të bëhet nga komuna e Suharekës, ndërsa pjesa tjetër do të bëhet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
“Me Humanistin Halil Kastrati sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit, për ndërtimin e këtyre shtëpive ku Komuna e Suharekës financon me 50.000 euro, ndërsa pjesën tjetër e financon Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Ky lajm i jashtëzakonshëm është më se i mirëpritur për qytetarët tanë”, ka shkruar Muharremaj, transmeton EkonomiaOnline.