Komuna e Suharkeës ka nxjerrë një urdhëresë e cila obligon të gjitha bizneset që hapësirën publike të cilën e shfrytëzojnë duhet ta mirëmbajnë.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharrmeaj ka thënë se ata që nuk e respektojnë këtë urdhëresë do të dënohen
Postimi i plotë i tij:
Secili biznes kudo në Komunën e Suharekës, obligohet që hapsirën publike para lokalit apo objektit, në të cilin e ushtron veprimtarinë biznesore, që ta mirëmbaj (pastroj) çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.
Për mosrespektim të kësaj urdhërese do të ndëshkohet nga inspektorët me gjobë mandatore, secili që nuk e zbaton.
Duhet ta kemi të qartë se nuk ka kompromis për zbatimin e kësaj urdhërese.
Bashkë me vullnetin më të mirë e realizojmë synimin tonë që Komuna e Suharekës të mbetet komuna me ambientin më të mirë në Kosovë.