Komuna e Suharekës organizon diskutim me qytetarët për legalizimin e objekteve

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e debateve publike, Komuna e Suharekës ka mbajtur takim me qytetarët e Suharekës me temë legalizimin e objekteve pa leje.

“Drejtoria për Urbanizëm edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e diskutimeve publike me qytetarë për t’i informuar rreth procesit të legalizimit”, njoftohet në një komunikatë shtypi të Komunës së Suharekës.

“Para të pranishmeve në pika të shkurtra, drejtoresha e Urbanizmit, Sanie Kuqi, ka prezantuar fazat nëpër të cilat kalon ky proces dhe përfitimet që sjell legalizimi i objekteve”.

Të pranishmit dhanë vërejtjet dhe komentet e tyre.

Nga DUP u shpërndanë fletushka dhe formularë aplikimi, bëhet e ditur në njoftimin për medie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme