Komuna e vetme ku nuk ndodhi asnjë vdekje gjatë vitit 2016

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 19:53 | Nga

Komuna e Graçanicës është e vetmja në Kosovë, ku nuk ka vdekur asnjë qytetar gjatë vitit 2016, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas një raporti të përpiluar nga ASK, me titull “Statistikat e Vdekjeve”, është bërë e ditur se asnjë vdekje nuk ndodhi në Graçanicë, mirëpo 13 qytetarë të kësaj komune kanë vdekur, por jo në këtë komunë.

13 qytetarët e kësaj komune kanë vdekur në vende të tjera gjatë vitit 2016, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), raporton Insajderi.

Ndërsa, sipas të dhënave të nxjerra nga ASK, Komuna e Prishtinës ka regjistruar më së shumti të vdekur gjatë vitit të kaluar.

Në Komunën e Prishtinës kanë vdekur 2696 persona gjatë vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme