Komuna e Vushtrrisë blen një automjet të ri për zjarrfikësit në vlerë 77 mijë euro

Vushtrri | 03 Tet 2023 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë ka blerë një automjet të ri për zjarrfikësit, ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Automjeti, ka treguar Idrizi se i ka kushtuar komunës 77 mijë euro.

“Pas investimeve në pajisje moderne për zjarrfikësit, tani radha erdhi edhe për automjetin në vlerë 77,000.00 €. Zjarrfikësit tanë do të kenë kushte më të mira për ushtrimin e profesionit të tyre fisnik. Me këto pamje nga Brigada e Zjarrfikësve ju uroj pasdite të mbarë”, ka shkruar Idrizi.

Të ngjashme