Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan

| 11 Mar 2024 | 20:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Ejup Haziri, kanë ndezur dekorimet për muajin e Ramazanit në sheshet kryesore të Vushtrrisë.

“Për muajin e shenjtë të Ramazanit, kemi dekoruar sheshet e qytetit të Vushtrrisë, me qëllim të krijimit të një atmosfere festive për qytetarët tanë”, ka thënë Idrizi.

Kryetari Idrizi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar te Allahu i Madhërishëm, si dhe solidaritet ndaj njëri tjetrit, ju uroj fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi.

Të ngjashme