Komuna e Vushtrrisë dhe USAID nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për aktivitetin “Qeverisja e Pronës”

Vushtrri | 28 Qer 2024 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur në takim drejtoreshën e aktivitetit “Qeverisja e Pronës” nga USAID, Jennifer Ober, me ç’rast nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e përbashkët të këtij aktiviteti.

Idrizi ka thënë se aktiviteti “Qeverisja e Pronës”, ka për qëllim përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë në mënyrë që të ulet korrupsioni.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në takim drejtoreshën e aktivitetit “Qeverisja e Pronës” nga USAID, znj.Jennifer Ober, me ç’rast nënshkruam memorandum bashkëpunimi për zbatimin e përbashkët të këtij aktiviteti. Aktiviteti “Qeverisja e Pronës”, ka për qëllim përmirësimin e sistemit të të drejtave pronësore në Kosovë në mënyrë që të ulet korrupsioni, fuqizimin e grave dhe përmirësimin e të drejtave formale të pronës dhe investimet në patundshmëri”, ka shkruar Idrizi.

Të ngjashme