Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se të rinjve të Vushtrrisë do t’u mundësohet aftësimi profesional pa pagesë në qendrat e “Diakonie Training Center” në Mitrovicëapo qendrat e tjera të akredituara të trajnimeve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Idrizi tregoi se trajnimet do të ofrohen për dhjetë profile profesionale, të cilat vlerësohen si më të kërkuara në tregun e punës.
“Është një premtim që e kam dhënë për të rejat dhe të rinjtë e Vushtrrisë. Tani e nënshkruajta vendimin për t’ju ofruar pa pagesë arsim dhe aftësim profesional në një nga qendrat Diakonie të trajnimeve, qoftë në Mitrovicë, qoftë në qendrat e tjera në Prishtinë, Obiliq apo ndonjë qytet tjetër të Kosovës.”
“Këto trajnime do të ofrohen për 10 profile profesionale, të cilat vlerësojmë se janë të kërkuara në tregun e punës dhe iu ndihmojnë të rinjve ta gjejnë veten në treg.”
Trajnimet do të ofrohen në disa fusha të ndryshme si: rrobaqepësi, parukeri, qeramikë-punues, instalues i ngrohjes qendrore e ujësjellësit, instalues elektrik, make-up, mobileri, berber etj.
“Të rinjtë përfitojnë, sepse këtë shkollim e kanë pa pagesë. Komuna e merr përgjegjësinë per pagesën 100% të të gjitha këtyre profileve: rrobaqepësi, parukeri, qeramikë-punues, instalues i ngrohjes qendrore, instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit, instalues elektrik, knauf, fasadë dhe ngjyrosje, make-up, konstruksione të drurit, mobileri dhe berber”, shpjegoi ai.
“Është kryesore pjesa praktike. Në fund të këtij trajnimi, që zgjat 3 deri në 6 muaj, këta të rinj do të aftësohen për tregun e punës”.
Ndërsa, përveç trajnimeve, kryetari Idrizi tha se pjesa e dytë janëthirrjet për start-up, me të cilat komuna e Vushtrrisë planifikon t’ju ndihmojë të rinjve që trajnohen me sukses të hapin bizneset e tyre.
“Pasi që t’i përfundojnë trajnimet, këta të rinj duhet ta sjellin certifikatën e kryerjes së trajnimit, llogarinë bankare, letërnjoftimin dhe dëshminë se janë banorë të Vushtrrisë. Pastaj, do të shpallen thirrjet për mbështetje të start-upave. Pra, nuk do t’i lëmë në gjysmë të rrugës, por të gjithë ata që i përfundojnëme sukses këto trajnime dhe i përvetësojnë kompetencat, do t’i mbështesim bizneset e tyre me mjetet që veç se i kemi planifikuar”, ka thënë ai.