Komuna e Vushtrrisë fillon rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje

| 08 Jan 2020 | 11:47 | Nga

Komuna e  Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me KRM Uniteti për rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje në Komunën e Vushtrrisë, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të njoftimit, Drejtoria e Inspektimit do të rrënoj ndërtimet pa leje në gjithë territorin e komunës së Vushtrrisë.

Nga kjo komunë kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë duke i informuar për ndërtime ilegale.

“Inspeksioni komunal është duke kryer detyrat e veta gjatë gjithë kohës por neve na duhet edhe bashkëpunimi i juaj për të pasur një qytet që duam.

Të gjitha pasojat eventuale gjatë rrënimit do të barten nga vetë shfrytëzuesit e objekteve të ndërtuar pa leje”, thuhet në njoftim./

Të ngjashme