Komuna e Vushtrrisë investon 10 mijë euro për digjitalizimin e shkollave

| 10 Tet 2023 | 08:54 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se kanë investuar 10 mijë euro në digjitalizimin në shkolla.

Përderisa për vitin tjetër ia tha se do të investojnë 30 mijë euro.

Postimi i plotë:

DIGJITALIZIMI PRIORITETI YNË?‍??‍?  

Bashkë me drejtorin e DKA-së, vizituam  SHMU – 2, ku u pritëm nga drejtori i shkollës, dhe stafi i tij.

Morëm pjesë në përurimin e laptopëve dhe smart – tabelave digjitale, në vlerë 10,000.00 euro, investim i Komunës së Vushtrrisë. Kjo shkollë, me shumë rezultate në mësime, do të mbështetet edhe në të ardhmen. Për vitin 2024 kemi ndarë 30,000.00 euro për rregullimin e oborrit të shkollës.

Të ngjashme